KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

KRU “Mitrovica” paralajmëron intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa lokacione

KRU “Mitrovica” paralajmëron intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa lokacione

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar për intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe atë të kanalizimit në disa rrugë dhe fshatra.

Sipas njoftimit të kompanisë, ekipet e mirëmbajtjes do të intervenojnë në rrugët “Dora Vegman” dhe “Martirët e Kombit”, si dhe në fshatrat Frashër dhe Koshtovë, në kuadër të mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit.

Ndërkaq, punime në rrjetin e kanalizimit janë paraparë në rrugët “Dëshmorët e Kombit”, “Troja” dhe “Mbretëresha Teuta”, si dhe në fshatin Koshtovë.

KRU “Mitrovica” ka paralajmëruar se gjatë realizimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.

Po ashtu, pas rikthimit të furnizimit, uji mund të jetë përkohësisht i turbullt. Në këto raste, konsumatorëve u rekomandohet ta lënë ujin të rrjedhë për disa minuta, derisa të kthjellohet. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.