Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar për intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa lokacione në komunën e Vushtrrisë.
Sipas njoftimit të kompanisë, punimet në rrjetin e ujësjellësit do të realizohen në fshatrat Dalak dhe Reznik, ndërsa në rrjetin e kanalizimit do të ndërhyhet në rrugën “Shahin Krasniqi”.
KRU “Mitrovica” ka paralajmëruar se gjatë punimeve në rrjetin e ujësjellësit mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.
Po ashtu, pas rikthimit të furnizimit, uji mund të jetë përkohësisht i turbullt. Konsumatorëve u rekomandohet ta lënë ujin të rrjedhë për disa minuta, derisa të kthjellohet. /Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

