KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se ndërprerja e furnizimit me ujë në disa fshatra dhe zona përreth po vazhdon, për shkak të problemeve teknike në gypin kryesor që furnizon stacionet e pompimit Kojush 1 dhe Kojush 2.
Sipas njoftimit të kompanisë, defekti ende nuk ka arritur të sanohet, ndërsa pa furnizim me ujë kanë mbetur fshatrat Gjonaj, Mazrek, Kojush, Planej, Gorozhup dhe Mile, si dhe zonat përreth tyre.
Ekipet teknike të KRU “Hidroregjioni Jugor” janë duke punuar për tejkalimin e problemeve dhe sanimin e defektit, me qëllim të rikthimit të furnizimit me ujë sa më shpejt të jetë e mundur.
Kompania u ka kërkuar ndjesë konsumatorëve për shqetësimet e shkaktuara, duke i falënderuar për mirëkuptimin dhe durimin deri në normalizimin e furnizimit. /Telegrafi/

