KRU “Hidromorava” ka njoftuar se, për shkak të një defekti në SP Kopernicë, është ndërprerë furnizimi me ujë për konsumatorët në fshatin Shipashnicë e Epërme.
Kompania ka bërë të ditur se për çdo ndryshim apo informacion shtesë, konsumatorët do të njoftohen përmes kanaleve zyrtare të komunikimit.
KRU “Hidromorava” ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin. /Telegrafi/