KRU “Gjakova” ka njoftuar se punonjësit e saj po vazhdojnë punën për mirëmbajtjen e Kanalit Derivues të Liqenit të Radoniqit.
Sipas njoftimit, ekipet e Manipuluesve të Kanalit Derivues dhe Sigurisë së Liqenit janë duke kryer punime për pastrimin e hapësirës përreth kanalit dhe largimin e pemëve që ndodhen në afërsi të tij.
Punimet po zhvillohen përgjatë më shumë se tetë kilometrave, nga fshati Llukë deri në Ratish të Deçanit.
KRU “Gjakova” ka bërë të ditur se qëllimi i këtyre ndërhyrjeve është që Kanali Derivues të mbahet i pastër dhe i mirëmbajtur.
Në përfundim të këtij kanali, uji derdhet në Liqenin e Radoniqit. /Telegrafi/