KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

KRU Gjakova: Uji nuk rekomandohet për pije në Gërçinë dhe Damjan pas reshjeve të shiut

KRU Gjakova: Uji nuk rekomandohet për pije në Gërçinë dhe Damjan pas reshjeve të shiut

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka njoftuar se uji i ujësjellësit në zonat e furnizimit në Gërçinë dhe Damjan nuk rekomandohet të përdoret për pije, për shkak të rritjes së nivelit të turbullirës në burimet ujore pas reshjeve të dendura të shiut.

Sipas njoftimit të KRU Gjakova, deri në një njoftim të radhës, uji mund të përdoret vetëm për nevoja sanitare dhe higjienike.

Kompania ka bërë të ditur se ekipet e saj janë duke monitoruar vazhdimisht cilësinë e ujit dhe se konsumatorët do të njoftohen me kohë për çdo ndryshim të situatës.

KRU Gjakova u ka bërë thirrje konsumatorëve në këto dy lokalitete që ta respektojnë njoftimin deri në një vendim të ri. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.