KRU “Gjakova” ka njoftuar se po vazhdon aksionin e shkyçjeve për konsumatorët që nuk kanë kryer obligimet ndaj kompanisë.
Sipas njoftimit, ekipet e kontrollit dhe shkyçjes kanë qenë për dy javë rresht çdo ditë në terren, në rajonin e Gjakovës, Rahovecit dhe Prizrenit.
Në fokus të aksionit janë konsumatorët me borxhe të papaguara, ku disa prej tyre, sipas kompanisë, kanë detyrime që kanë arritur në mbi 5,500 euro, 4,500 euro dhe shuma edhe më të larta.
Për këta konsumatorë janë ndërmarrë masa të shkyçjes nga rrjeti.
KRU “Gjakova” u ka bërë apel konsumatorëve që t’i kryejnë obligimet ndaj kompanisë, ndërsa ka paralajmëruar se aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
“Për konsumatorët me borxhe, nuk do të ketë tolerim”, thuhet në njoftimin e kompanisë. /Telegrafi/