KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

KRU “Gjakova” ndërhyn në digën e Liqenit të Radoniqit, ndërrohet ndriçimi i jashtëm

KRU “Gjakova” ndërhyn në digën e Liqenit të Radoniqit, ndërrohet ndriçimi i jashtëm

KRU “Gjakova” ka njoftuar se ekipi i Elektromekanikës është duke realizuar punime në digën e Liqenit të Radoniqit, ku po bëhet ndërrimi i ndriçimit të jashtëm.

Sipas njoftimit të kompanisë, ky intervenim synon rritjen e efikasitetit të ndriçimit, përmirësimin e sigurisë dhe lehtësimin e punës së rojtarëve gjatë mbikëqyrjes së digës, 24 orë në ditë.

Nga KRU “Gjakova” kanë theksuar se diga e Radoniqit është aset me rëndësi të veçantë për sistemin e furnizimit me ujë, ndaj mirëmbajtja dhe kujdesi i vazhdueshëm për të janë thelbësore. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.