KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

KRU “Drini i Bardhë” nis sanimin e dëmeve pas vërshimeve dhe erërave të forta

KRU “Drini i Bardhë” nis sanimin e dëmeve pas vërshimeve dhe erërave të forta

KRU “Drini i Bardhë” ka nisur punimet për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet dhe erërat e forta, të cilat kanë prekur sistemin e ujitjes në zonat që mbulon kjo ndërmarrje.

Sipas njoftimit të KRU “Drini i Bardhë”, njësia operative ka dalë në terren që në orët e hershme të mëngjesit, duke filluar punën për pastrimin e kanaleve dhe largimin e pengesave të krijuara si pasojë e kushteve të pafavorshme atmosferike.

Ekipet janë të angazhuara në disa lokacione, ku po punojnë intensivisht për sanimin e dëmeve dhe rikthimin sa më të shpejtë të funksionimit normal të sistemit të ujitjes.

“KRU ‘Drini i Bardhë’ falënderon Njësinë Operative për angazhimin dhe punën e palodhshme në terren, në sanimin e dëmeve dhe rikthimin e sistemit të ujitjes në gjendje normale”, thuhet në njoftim.

Nga KRU “Drini i Bardhë” bëhet e ditur se ekipet do të vazhdojnë punën deri në eliminimin e plotë të pasojave të shkaktuara nga vërshimet dhe erërat e forta, me qëllim sigurimin e funksionimit të qëndrueshëm të sistemit të ujitjes. /Telegrafi/



Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.