Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,87 % në raport me vendimin e datës 5.10.2026.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe të EURODIZELIT (D-E V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) nuk ndryshojnë.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 2,145 den/kg dhe do të jetë 51,742 den/kg.
Nga data 14.10.2026, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 98,50 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 100,50 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 97,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 108,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU do të shitet për 51,742 (denarë/kilogram)./Telegrafi/

