KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

KRRE: Bislimoski do të ushtrojë detyrën e postit të kryetarit të KRRE-së deri në marrjen e një vendimi

KRRE: Bislimoski do të ushtrojë detyrën e postit të kryetarit të KRRE-së deri në marrjen e një vendimi

Komisioni Rregullator për Shërbimet e Energjisë, Ujit dhe Menaxhimit të Mbeturinave konfirmoi në një deklaratë me shkrim se kryetari Marko Bislimoski e informoi Kuvendin këtë mëngjes se po jep dorëheqjen nga posti i kryetari i KRRE-së.

“Në përputhje me Ligjin e Energjisë dhe Statutin e KRRE-së, deri në marrjen e një vendimi për ndërprerjen e pozicionit të Kryetarit të KRRE-së, Bislimoski do ta mbajë këtë pozicion.

KRRE do të vazhdojë të funksionojë dhe të kryejë përgjegjësitë dhe detyrimet e saj në përputhje me Ligjin e Energjisë.

Punonjësit dhe anëtarët e KRRE-së e falënderojnë publikisht kryetarin Marko Bislimoski për bashkëpunimin e tij afatgjatë”, thuhet në deklaratën e KRRE-së.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.