Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” ka apeluar te qytetarët që të mos hedhin mbeturina vëllimore në rrugë dhe hapësira publike.
Në një njoftim të publikuar të premten, kompania ka kërkuar që pajisjet sanitare, dyshekët, divanet, jastëkët dhe jorganët të mos lihen në hapësira publike apo në zona të papërshtatshme për hedhjen e mbeturinave.
Sipas “Pastrimit”, qytetarët që shkelin rregullat për menaxhimin e mbeturinave mund të përballen me gjobë prej 500 eurosh, të shqiptuar nga Inspektorati i Komunës.
“Ta ruajmë bashkë ambientin ku jetojmë”, thuhet në apelin e kompanisë.
“Pastrimi” u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë përgjegjësi në menaxhimin e mbeturinave dhe të shmangin krijimin e deponive ilegale në hapësirat publike. /Telegrafi/