Ekipet e KRM “Çabrati” kanë realizuar pastrimin dhe eliminimin e një deponie ilegale në Gjakovë, duke larguar mbeturinat e hedhura në mënyrë të papërgjegjshme në hapësira publike.
Përmes një njoftimi, kjo kompani u ka bërë thirrje qytetarëve që të kujdesen për ambientin dhe të shmangin hedhjen e mbeturinave në vende të papërshtatshme.
Sipas KRM “Çabrati”, ruajtja e pastërtisë dhe mbrojtja e hapësirave publike janë përgjegjësi e përbashkët, ndërsa bashkëpunimi i qytetarëve është i rëndësishëm për krijimin e një mjedisi më të pastër dhe më të shëndetshëm.
Kompania ka theksuar përkushtimin e saj për një Gjakovë më të pastër, duke apeluar për ndërgjegjësim dhe përgjegjësi qytetare në mbrojtjen e mjedisit. /Telegrafi/

