KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Krizë e rëndë nga fruthi në Bangladesh, mbi 202 mijë raste të dyshuara dhe 1147 viktima

Krizë e rëndë nga fruthi në Bangladesh, mbi 202 mijë raste të dyshuara dhe 1147 viktima

Bangladeshi po përballet me një nga shpërthimet më të rënda të fruthit në botë, me mbi 202 mijë raste të dyshuara dhe 1,147 viktima të raportuara që nga fillimi i epidemisë në mars të këtij viti. Fëmijët nën moshën pesëvjeçare përbëjnë grupin më të prekur nga pasojat fatale të sëmundjes.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të raportuara deri më 9 tetor, rreth 22 mijë raste janë konfirmuar përmes analizave laboratorike, ndërsa 94 për qind e vdekjeve janë regjistruar te fëmijët nën pesë vjeç, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Shneta.

Ekspertët shëndetësorë e lidhin përkeqësimin e situatës me rënien e mbulueshmërisë së vaksinimit, dobësitë në sistemin shëndetësor dhe ndërprerjet e programeve rutinore të imunizimit gjatë vitit 2025. Mbulueshmëria me dozën e parë të vaksinës kundër fruthit ra nga 96 për qind në vitin 2024 në 90 për qind në vitin 2025, ndërsa mbulueshmëria me dozën e dytë zbriti në 86 për qind.

OBSH thekson se nevojitet një mbulueshmëri prej të paktën 95 për qind me dy doza për të parandaluar shpërthimet e fruthit. Autoritetet në Bangladesh kanë nisur një fushatë të re vaksinimi, që synon të arrijë rreth 3.4 milionë fëmijë të cilët nuk janë përfshirë më parë në programet e imunizimit.

Ekspertët paralajmërojnë se situata në Bangladesh përbën një sinjal serioz për vendet e tjera, pasi rënia e vaksinimit mund të krijojë kushte për rikthimin e sëmundjeve infektive të parandalueshme. Fruthi është jashtëzakonisht ngjitës dhe mund të shkaktojë komplikime të rënda, veçanërisht te fëmijët e pavaksinuar dhe ata me imunitet të dobësuar.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.