TË FUNDIT

    Abdixhiku: Kurti të kërkojë falje për fjalët për Ivanoviqin, është turp lavdërimi i një krimineli

    January 19, 2023

    Krasniqi: Afera e Martin Berishajt lidhet me Kryeministrin Kurti, të sillet para drejtësisë ai dhe kushdo qoftë në këtë piramidë

    January 19, 2023

    Deputetët mbajnë një minutë heshtje për veteranët dhe ish-komandantët e UÇK-së që vdiqën ditëve të fundit

    January 19, 2023
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»Krasniqi: Afera e Martin Berishajt lidhet me Kryeministrin Kurti, të sillet para drejtësisë ai dhe kushdo qoftë në këtë piramidë
    Lajme

    Krasniqi: Afera e Martin Berishajt lidhet me Kryeministrin Kurti, të sillet para drejtësisë ai dhe kushdo qoftë në këtë piramidë

    By A.JJanuary 19, 2023
    Facebook Twitter WhatsApp Email Pinterest LinkedIn Tumblr
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email





    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në seancën e parë të sesionit pranveror të Kuvendit të Kosovës ka kërkuar shkarkimin e Ambasadorit Berishaj dhe fillimin e hetimeve serioze lidhur me aferën e tij korruptive.

    Krasniqi tha se tashmë po shihet qartë që prapa kësaj afere të ambasadorit Berishaj fshihet lidhja e thellë pushtetit me mafinë energjetike të vendeve të rajonit.

    “Tashmë është shumë vonë. Shkarkimi i Ambasadorit Berishaj më nuk mjafton. Duhet të bëhen hetime serioze dhe t’u jepet përgjigje pyetjeve – juridikisht, politikisht dhe moralisht. Martin Berishaj duhet të sillet para drejtësisë dhe kushdo qoftë që është në këtë piramidë” tha kreu i PDK-së.

    Krasniqi tha se ky skandal i madh korrupsioni ka dëmtuar reputacionin e shtetit të Kosovës, andaj ka ftuar kryeministrin Kurti të shkojë në Kuvend dhe të japë llogari para qytetarëve.

    “Ky skandal i madh korrupsioni jo vetëm ka dëmtuar reputacionin e diplomacisë dhe shtetit tonë, por, shkon shumë më tej. Si t’u shpjegojmë qytetarëve, por edhe fëmijëve tanë, të cilët po duam t’i rrisim si qytetarë të mirë dhe të ndershëm, se një Ambasador, që duhet të përfaqësojë denjësisht vendin tonë në botë, tërhoqi mbi 1 milionë e 500 mijë euro cash, të marra nga një kompani serbe që tregton energji? Si i shkon për shtati ky skandal imazhit të një shteti të ri, që në tentimin e tij për të përqafuar vlerat evropiane, një skandal si ky jo vetëm shpëton pa pasoja, por edhe mbulohet nga kryeministri dhe qeveria e tij? Si ua shpjegon kryeministi këtë të gjithë qytetarëve që votuan për të dhe zotimin e tij për të luftuar korrupsionin? Derisa shumë fakte janë zbardhur dhe po zbardhen çdo ditë, më shumë pyetje po shtohen, të cilat, fatkeqësisht, po vazhdojnë të mbesin pa përgjigje. Prandaj, Kryeministri duhet të vijë këtu në shtëpinë e popullit para qindra, mijëra njerëzve që na shohin e t’iu përgjigjet disa pyetjeve”, shtoi ai.

    Këto pyetje i shtroi Krasniqi gjatë fjalimit të tij në Kuvend:

    – Si mundet dikush të marrë nënshtetësinë e tij në një ditë dhe të nesërmen të emërohet Ambasador, një nga postet më të nderuara që mund të ofrojë një shtet?

    – Si e mori dritën e gjelbër Martin Berishaj për këtë post nga agjencioni i inteligjencës?

    – Si është e mundur që pas gjithçkaje që dimë tash, ministrja e Punëve të Jashtme deklaroi pikërisht këtë javë, ende e jo fakteve të panumëtra?

    – Si është e mundur që Ambasadori Martin Berishaj është ende në detyrë dhe nuk është shkarkuar dhe thirrur menjëherë në Kosovë për hetime të mëtejshme?

    – Po zërat në mediat ndërkombëtare se 2 milionë euro të gatshme janë përdorur për financimin e fushatës zgjedhore të Vetëvendosjes? Pse nuk ka përgjigje për këta zëra. Qoftë edhe me një video të tipit “Çka ka? Çka s’ka?”

    -Si mundet që kryeministri, me një lidhje shumë të ngushtë me Martin Berishajn, e vërtetuar nga dhjetëra foto shumë personale, si kjo që reflekton veç dashuri mes tyre, të heshtë për këtë skandal? A mund të paktën të tregojë pse po heshtë? Çka po e ndalon? Martini?





    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Abdixhiku: Kurti të kërkojë falje për fjalët për Ivanoviqin, është turp lavdërimi i një krimineli

    January 19, 2023

    Deputetët mbajnë një minutë heshtje për veteranët dhe ish-komandantët e UÇK-së që vdiqën ditëve të fundit

    January 19, 2023

    Ish-kryediplomati Selimi: Paralajmërohet se një “emër i madh” mund ta vizitojë Kosovën

    January 19, 2023

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp

    AKTUALE

    Lajme

    Abdixhiku: Kurti të kërkojë falje për fjalët për Ivanoviqin, është turp lavdërimi i një krimineli

    By A.JJanuary 19, 20230

    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti duhet të…

    Krasniqi: Afera e Martin Berishajt lidhet me Kryeministrin Kurti, të sillet para drejtësisë ai dhe kushdo qoftë në këtë piramidë

    January 19, 2023

    Deputetët mbajnë një minutë heshtje për veteranët dhe ish-komandantët e UÇK-së që vdiqën ditëve të fundit

    January 19, 2023

    Ish-kryediplomati Selimi: Paralajmërohet se një “emër i madh” mund ta vizitojë Kosovën

    January 19, 2023

    TË TJERA

    IKSHPK apel qytetarëve: Bartni maskat, COVID-i po shënon rritje të Kosovë

    January 18, 2023

    Rama publikon video nga Davosi, takohet me dy ushtarë shqiptarë që mbrojnë Zvicrën

    January 18, 2023

    Adriatik Kelmendi tregon për gjendjen shëndetësore të “Lugatit”

    January 18, 2023

    Kurti për veprimin e Xhakës në Botëror: Kur dikush nderon Adem Jasharin, kjo është mirë edhe për mua

    January 18, 2023
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.net

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Abdixhiku: Kurti të kërkojë falje për fjalët për Ivanoviqin, është turp lavdërimi i një krimineli

    January 19, 2023

    Krasniqi: Afera e Martin Berishajt lidhet me Kryeministrin Kurti, të sillet para drejtësisë ai dhe kushdo qoftë në këtë piramidë

    January 19, 2023

    Deputetët mbajnë një minutë heshtje për veteranët dhe ish-komandantët e UÇK-së që vdiqën ditëve të fundit

    January 19, 2023
    REKLAMË
    © 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    • Ownership & Funding Info
    • Corrections Policy
    • Ethics Policy
    • Fact-Checking Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.