KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

KQZ: Të gjitha qendra e votimit janë hapur me kohë

KQZ: Të gjitha qendra e votimit janë hapur me kohë

Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi ka mbajtur konferencë për media për të treguar rreth asaj se si ka nisur procesi i votimit në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme Parlamentare.

Ai bëri të ditur se gjithçka ka nisur me kohë në të gjitha qendrat e votimit, ndërsa rezultatet e para se sa kanë votuar nga ora 07:00 deri në ora 09:00, do të nisin të shfaqen pas orës 09:00, duke vazhduar më tej me përditësime.

“Materialin zgjedhor është shpërndarë me kohë në të gjitha qendrat e vendvotimit. Procesi i votimit ka nisur me kohë në të gjitha qendra, 2614 vendvotime, prej te cilave 914 janë qendra kryesore, 38 qendra (nga një për çdo komunë) për të mundësuar votimin me kusht”, tha Elezi, raporton Telegrafi.

“Nga ora 09:00, në ueb faqen e KQZ-së, do t’i kemi rezultatet e para për daljet e qytetrarëve për të votuar në këto dy orët e para”.

“Pastaj do të vazhdojmë me orët e tjera, nga ora 11:00, për të vazhduar më tutje”, shtoi më tej ai. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.