KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

KQZ ndërpret sot numërimin e votave në ora 12:00, procesi vazhdon më 1 janar

KQZ ndërpret sot numërimin e votave në ora 12:00, procesi vazhdon më 1 janar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të përshtasë dinamikën e numërimit të votave gjatë ndërrimit të viteve, duke paraparë një ndërprerje të përkohshme të procesit për shkak të festave të fundvitit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi konfirmoi për Telegrafin se procesi i numërimit më 31 dhjetor do të zhvillohet deri në mesditë, konkretisht deri në ora 12:00, pas së cilës do të pezullohet për pjesën e mbetur të ditës.

“Po, numërimi i votave do të zhvillohet sot (31 dhjetor) deri në ora 12:00, për t’u rikthyer më 1 janar, duke nisur nga ora 16:00”, tha ai.

Ky vendim erdhi pas shqyrtimeve në kuadër të Këshillit për Operacione Zgjedhore, ku u diskutua për mënyrën e organizimit të punës së stafit gjatë ditëve festive.

Çështja ka hapur debat edhe brenda vetë KQZ-së, me anëtarë që kanë shprehur qëndrime të ndryshme lidhur me angazhimin dhe ngarkesën e punës për administratën zgjedhore në këtë periudhë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.