KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

KQZ: Deri në ora 09:00 kanë votuar 1.75 për qind e qytetarëve

KQZ: Deri në ora 09:00 kanë votuar 1.75 për qind e qytetarëve

Në Kosovë është duke u mbajtur procesi i votimit për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme Parlamentare.

Nga 9 shkurti, atëherë edhe kur ishin mbajtur zgjedhjet e rregullta, asnjëra parti nuk arriti të krijonte shumicën, duke quar vendin në bllokadë për mbi nëntë muaj.

Andaj, qytetarët u janë drejtuar edhe njëherë kutive të votimit, për të përcaktuar se kush do ta drejtojë vendin për katër vitet e ardhshme – derisa kjo është hera e katërt që qytetarët votojnë, duke llogaritur Zgjedhjet Lokale dhe balotazhin.

Komisioni Qendror Zgjedhor bëri të ditur në konferencën për media në ora 08:00, se të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë, raporton Telegrafi.

Tani, ueb faqen e KQZ-së, janë bërë publike shifrat se sa kanë votuar nga ora 07:00 deri në ora 09:00.

Sipas Komisionit, dalja e qytetarëve deri në ora 09:00 është 1.75 për qind.

Komuna që prin me më së shumti dalje deri në këtë orë është Ranillugu, me 4.32 për qind. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.