KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker rikrijojnë Tony Montana dhe Elvira Hancock për Halloween

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker rikrijojnë Tony Montana dhe Elvira Hancock për Halloween

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker rikrijojnë çiftin e famshëm të filmit Scarface për Halloween

Kourtney Kardashian dhe bashkëshorti i saj, Travis Barker, zgjodhën personazhet Tony Montana dhe Elvira Hancock nga filmi Scarface për kostumet e tyre të Halloween-it.

Ylli i reality show-t publikoi në Instagram disa fotografi nga një set fotografik, ku shfaqej me një paruke bionde dhe një fustan blu prej mëndafshi, të kombinuar me një pallto të bardhë me gëzof, shkruan DailyMail.

Ndërsa Barker u shfaq me kostum gri, paruke të zezë dhe syze të mëdha aviatori, duke imituar pamjen e personazhit të Al Pacino-s.

Çifti pozoi pranë një makine të vjetër kabriolet dhe në ambiente të ndryshme të rezidencës së tyre në Calabasas. Në disa prej fotografive, ata përdorën edhe cigare dhe puro si pjesë të skenografisë.

Kourtney dhe Travis janë të martuar që prej vitit 2022 dhe kanë së bashku djalin Rocky, i cili erdhi në jetë në vitin 2024.

Vitin e kaluar, ata kishin zgjedhur personazhet Jack Skellington dhe Sally nga filmi The Nightmare Before Christmas. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.