KORREKT / SOT16 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

KOSTT: Stabilizohet furnizimi me energji pas rritjes së prodhimit nga KEK

KOSTT: Stabilizohet furnizimi me energji pas rritjes së prodhimit nga KEK

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike (KOSTT) ka njoftuar se gjendja në sistemin elektroenergjetik të vendit është normalizuar dhe stabilizuar, pas ndërmarrjes së masave të koordinuara për balancimin e ngarkesës dhe përmirësimin e parametrave të furnizimit me energji.

Sipas KOSTT-it, një rol kyç në stabilizimin e situatës ka pasur Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.), e cila ka ndërmarrë veprime të shpejta dhe efikase duke rritur prodhimin vendor të energjisë elektrike.

“Kjo masë ka garantuar vazhdimësinë e furnizimit, stabilitetin e sistemit dhe integritetin e rrjetit elektroenergjetik”, thuhet në njoftim.

KOSTT ka bërë thirrje që të gjitha palët pjesëmarrëse në tregun e energjisë të respektojnë rregulloret operative dhe obligimet kontraktuale, me qëllim të sigurimit të një operimi të qëndrueshëm, të sigurt dhe të optimizuar të rrjetit.

Po ashtu, KOSTT ka bërë të ditur se do të mbetet në gjendje të gatishmërisë operative, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur stabilitetin dhe performancën e sistemit, në përputhje me kompetencat ligjore dhe përgjegjësitë operative. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.