Përfaqësuesja e Kosovës U19 ka përjetuar një zhgënjim të madh në kualifikueset për Kampionatin Evropian, duke i mbyllur ato pa asnjë pikë të fituar.
Pavarësisht pritshmërive për këtë gjeneratë, Dardanët e rinj pësuan tri disfata radhazi ndaj Belgjikës (0–2), Skocisë (0–1) dhe Kazakistanit (0–1).
Kështu, Kosova e përfundoi turneun pa pikë dhe pa asnjë gol të shënuar, duke mbetur jashtë fazës së ardhshme të kualifikimeve.
Ndërkohë, Belgjika, Skocia dhe Kazakistani siguruan vazhdimin e garës, kurse Kosova do të jetë sërish pjesë e Ligës B në ciklin e ardhshëm kualifikues.
/GazetaBlic Sport/
Burimi: gazetablic.com ↗

