KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kosova pa barna stimuluese për ADHD, pacientët i blejnë jashtë vendit (VIDEO)

Kosova pa barna stimuluese për ADHD, pacientët i blejnë jashtë vendit (VIDEO)

Concerta 18 mg dhe Ritalin, dy ilaçet që përdoren për trajtimin e ADHD-së, nuk janë të regjistruara në Kosovë dhe nuk gjenden në asnjë barnatore të vendit.

Për pasojë, pacientët që kanë nevojë për to, po detyrohen t’i kërkojnë ato jashtë Kosovës.

Njëri prej tyre është Agon Rexhepi, 25-vjeçar i diagnostikuar me ADHD, i cili prej muajsh po kërkon Concerta 18 mg në barnatoret e vendit, por pa sukses.

Ai tregon se është detyruar ta kërkojë terapinë në Shqipëri, pasi nuk arriti ta gjente as në Maqedoninë e Veriut.

Agoni thotë se mungesa e ilaçit e ka bërë të ndihet i braktisur nga institucionet dhe kërkon që pacientëve t'u sigurohet qasje në terapinë e nevojshme.

Këto barna nuk i gjeti as ekipi i Kiks Kosova kur vizitoi disa barnatore në kryeqytet. Farmacistët rekomandonin që Concerta e Ritalini të kërkoheshin në Shqipëri, e njëri prej tyre pohoi se këto dy ilaçe futen në Kosovë vetëm përmes tregut të zi.

Ndërkohë, AKPPM-ja konfirmoi se të dy barnat nuk janë të regjistruara në Kosovë, por sqaroi se legjislacioni parasheh procedura për importin e produkteve medicinale të paregjistruara.

Mirëpo, barnat nuk po mungojnë vetëm për çrregullimin e vëmendjes dhe hiperaktivitetit. Neuropsikiatri Sami Rexhepi thotë se mungesa të barnave ka edhe për pacientët me psikozë dhe skizofreni.

Sipas tij, ndërprerja e terapisë për disa javë mund të përkeqësojë gjendjen e tyre, ndërsa stabilizimi mund të kërkojë deri në tetë javë.

Ai kërkon furnizim të vazhdueshëm me barna dhe përfshirje më të madhe të profesionistëve shëndetësorë në planifikimin e nevojave për terapitë e shëndetit mendor.

Ndërkohë, KIKS Kosova ka kërkuar sqarime nga Ministria e Shëndetësisë dhe ShSKUK-ja për mungesen e ilaçave, por deri në transmetimin e emisionit nuk ka marrë përgjigje nga këto institucione.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.