KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Kosova nis përgatitjet për Irlandën, Foda liron nga grumbullimi Zhegrovën dhe Hoxhën

Kosova nis përgatitjet për Irlandën, Foda liron nga grumbullimi Zhegrovën dhe Hoxhën

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka nisur përgatitjet për ndeshjen e fundit të këtij edicioni në Ligën e Kombeve, kundër Irlandës, pas barazimit të një dite më parë me Izraelin.

"Dardanët" kanë zhvilluar stërvitjen në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku përzgjedhësi Franco Foda ka pasur në dispozicion trembëdhjetë futbollistë. Ndërkohë, lojtarët që kanë qenë titullarë në ndeshjen kundër Izraelit kanë zhvilluar seancë rigjeneruese në palestrën e hotelit.

Pasditen e sotme, Kombëtarja e Kosovës udhëton drejt Dublinit, ku të martën do të përballet me Irlandën në një ndeshje vendimtare për pozitën e dytë në grup.

Ndërkohë, përzgjedhësi Franco Foda ka liruar nga grumbullimi dy futbollistë, Edon Zhegrovën dhe Veldin Hoxhën.

Zhegrova është liruar për shkak të lëndimit, i cili e pamundëson të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës. Ndërsa Hoxha nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit për shkak të pezullimit, pasi në ndeshjen kundër Izraelit u ndëshkua me karton të kuq pas dy kartonëve të verdhë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.