KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kosova mëson kundërshtarin për play-off të Kupës së Botës 2027 për femra

Kosova mëson kundërshtarin për play-off të Kupës së Botës 2027 për femra

Në selinë e UEFA-s sot u hodh shorti për fazën play-offit të kualifikimeve për Kupën e Botës 2027 në konkurrencën e femrave, ku për herë të parë në histori pjesë e kësaj faze është edhe Kombëtarja e Kosovës.

Në ceremoninë e shortit, Federata e Futbollit e Kosovës u përfaqësua nga shefja e futbollit të femrave, Valbona Gashi Uka dhe trajnerja e Kombëtares A, Xhuli Berisha.

Shorti përcaktoi që Dardanet në gjysmëfinalen e play-offit do të përballen me Austrinë. Ndeshja e parë do të zhvillohet më 9 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa sfida e kthimit do të luhet më 13 tetor në Austri.

Në rast kualifikimi, Kosova në finalen e play-offit do të ndeshet me fituesin e çiftit Izrael –Zvicër. Ndeshjet finale janë paraparë të zhvillohen më 1 dhe 5 dhjetor.

Arritja në këtë fazë paraqet një sukses historik për futbollin e femrave në Kosovë. Dardanet siguruan vendin në play-off pasi e përfunduan me sukses ciklin kualifikues në Ligën C, duke u renditur në vendin e parë të grupit.

Njëkohësisht, ato siguruan edhe promovimin në Ligën B për edicionin e ardhshëm kualifikues. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.