KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kosova mëson kundërshtarët në Main Round të kualifikimeve për Kupën e Botës 2028 në futsall

Kosova mëson kundërshtarët në Main Round të kualifikimeve për Kupën e Botës 2028 në futsall

Kombëtarja e Kosovës në futsall ka mësuar kundërshtarët e saj në fazën Main Round të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës FIFA 2028.

Pas shortit të hedhur nga UEFA, Kosova është shortuar në Grupin 10, së bashku me Italinë dhe Gjeorgjinë.

“Dardanët” do të synojnë të vazhdojnë paraqitjet pozitive dhe të luftojnë për një vend në fazën e ardhshme të garës.

Kosova siguroi pjesëmarrjen në Main Round pas paraqitjeve të suksesshme në fazën paraprake të kualifikimeve, duke dëshmuar progres të vazhdueshëm në arenën ndërkombëtare të futsallit.

Sipas formatit të UEFA-s, 36 kombëtare janë ndarë në 12 grupe me nga tri skuadra. Fituesit e grupeve dhe katër vendet e dyta më të mira do të kualifikohen direkt në Elite Round, ndërsa tetë vendet e dyta të mbetura do të luajnë në play-off.

Ndeshjet e Main Round do të zhvillohen nga tetori 2026 deri në mars 2027. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.