Kombëtarja e Kosovës do të jetë mysafire e Republikës Çeke të dielën.
“Dardanët” e zhvillojnë këtë miqësore si përgatitje për Ligën e Kombeve, ndërsa një javë më vonë do të përballen me Andorrën në Prishtinë.
Për dallim nga grumbullimi i kaluar, Kosova është pa emrat si Vedat Muriqi, Amir Rrahmani, Edon Zhegrova, Florent Muslija e Milot Rashica, të cilët mungojnë për arsye të ndryshme, nga lëndimet e tek ato personale.
Sidoqoftë, kemi prurje të reja si Valmir Matoshi, Rilind Nivokazi dhe Dardan Shabanhaxhaj, që e kanë mundësinë për ta dëshmuar kualitetin dhe provuar vetën para Ligës së Kombeve.
Franco Foda pritet t’i qëndrojë besnik sistemit 3-5-2, ku këtë herë Albion Rrahmani do ta zëvendësojë Vedat Muriqin përkrahë Fisnik Asllanit.
Ndërsa, në mesfushë Veldin Hoxha pritet t’ia zërë vendin Florent Muslijës së lënduar, ku do të ndihmohet nga dyshja Elvis Rexhbeçaj dhe Leon Avdullahu.
Në defansivë, Dellova e Rrahmani pritet të zëvendësohen nga Ron Raçi dhe Ilir Krasniqi, kurse tek porta nuk diskutohet Aro Muric.
Formacioni i mundshëm i Kosovës: Muric; Krasniqi, Raçi, Hajdari; Gallapeni, Avdullahu, Hoxha, Rexhbeçaj, Vojvoda; Rrahmani, Asllani.
Rikujtojmë, përballja mes Çekisë dhe Kosovës do të nisë nga ora 16:00./Telegrafi/
