KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kosova i mbyll Lojërat Mesdhetare ‘Taranto 2026’ me rekord prej nëntë medaljesh të fituara

Kosova i mbyll Lojërat Mesdhetare ‘Taranto 2026’ me rekord prej nëntë medaljesh të fituara

Nëntë medalje, prej tyre dy të arta, tri të argjendta dhe katër të bronzta është bilanci i suksesit të ekipit pjesëmarrës të Kosovës në Lojërat Mesdhetare ‘Taranto 2026’.

Pas katër medaljeve në ‘Tarragona 2018’, gjashtë në ‘Oran 2026’, në ‘Taranto 2026’ u thye rekordi me nënte sosh.

Medaljet e arta u fituan nga boksierja Donjeta Sadiku e karateisti Islam Selmani, ndërsa të argjendtat nga xhudistja Laura Fazliu e dy nga peshëngritësi Kianoush Rostami.

Medaljet e bronzta u fituan nga katër xhudistët: Akil Gjakova, Shpati Zekaj, Fatjona Kasapi e Flaka Loxha.

Nëntë medaljet e fituara vlerësohen sukses për Komitetin Olimpik të Kosovës, pavarësisht se pritshmëritë për sukses ishin edhe në taekwondo, atletikë dhe sportet ekipore si futbolli, basketbolli 3X3, hendbolli e volejbolli (meshkujt).

Sonte (e enjte) do të mbahet ceremonia mbyllëse ku do t’i dorëzohet flamuri Kosovës si mikpritëse e edicionit të ardhshëm të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.