KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kosova hap një kapitull të ri tregtar me Zvicrën, Norvegjinë, Islandën dhe Lihtenshtajnin

Kosova hap një kapitull të ri tregtar me Zvicrën, Norvegjinë, Islandën dhe Lihtenshtajnin

Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet vendeve të EFTA-s dhe Kosovës do të hyjë në fuqi më 1 tetor 2026, duke hapur mundësi të reja për bizneset dhe duke forcuar marrëdhëniet ekonomike ndërmjet palëve.

Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë, e cila ka njoftuar se Këshilli Federal i Zvicrës ka miratuar ndryshimet e nevojshme për zbatimin e marrëveshjes.

EFTA përfshin Zvicrën, Islandën, Lihtenshtajnin dhe Norvegjinë, ndërsa marrëveshja me Kosovën synon të krijojë kushte më të favorshme për tregti dhe të zgjerojë mundësitë për kompanitë e të dyja palëve.

Sipas Ambasadës së Zvicrës, hyrja në fuqi e marrëveshjes shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve tregtare dhe krijimit të mundësive të reja për bizneset.

Marrëveshja pritet të ndikojë në rritjen e bashkëpunimit ekonomik të Kosovës me vendet e EFTA-s dhe në lehtësimin e shkëmbimeve tregtare me këto shtete./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.