KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kosova gati për Irlandën, “Dardanët” zhvillojnë stërvitjen e fundit në Dublin

Kosova gati për Irlandën, “Dardanët” zhvillojnë stërvitjen e fundit në Dublin

Kombëtarja e Kosovës ka përfunduar përgatitjet për ndeshjen vendimtare ndaj Republikës së Irlandës, e cila zhvillohet të martën në Dublin, nga ora 20:45.

Nën reshjet e shiut në kryeqytetin irlandez, futbollistët e përzgjedhësit Franco Foda kanë zhvilluar stërvitjen zyrtare në prag të përballjes së fundit të këtij edicioni të Ligës së Kombeve.

Atmosfera në kampin e “Dardanëve” duket pozitive, me përqendrim të plotë dhe motivim maksimal për ta mbyllur këtë edicion me një tjetër rezultat të mirë.

Kosova udhëton drejt kësaj sfide me kujtime të mira nga përballja e parë, pasi më 24 shtator në Prishtinë kishte triumfuar me rezultat 1-0 ndaj irlandezëve.

Megjithatë, Foda ka bërë të qartë se skuadra e tij nuk do të udhëtojë në Dublin për të luajtur për barazim, por do të kërkojë fitoren, pavarësisht se përballë do të ketë një kundërshtar të fortë.

Kjo është ndeshja e fundit e Grupit B3 dhe ka rëndësi të madhe për renditjen përfundimtare. Përveç sigurimit të pozitës së dytë, rezultati do të ndikojë edhe në vazot për shortin e kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2028, që tërhiqet në dhjetor.

Përfundimi në vendin e dytë i siguron Kosovës edhe mundësinë për të luajtur në play-off për promovim në Ligën A të Ligës së Kombeve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.