KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kosova e treta në Evropianin në Prishtinë

Kosova e treta në Evropianin në Prishtinë

Kombëtarja e Kosovës ka përfunduar e treta në Men’s 20 EHF Championship I në Prishtinë, ku në ndeshje për medalje të bronztë, Kombëtarja jonë U20 e mposhti të dielën Italinë me rezultatin 26:25.

Ndeshja kishte fund dramatik, ndërsa Olsi Mulaj e shënoi golin e fitores në sekondën e fundit. Italianët shfaqën më shumë në pjesën e parë, por Kombëtarja jonë u kthye furishëm në minutat e fundit të takimit për ta mbyllur në podium Evropianin.

Është ky tjetër sukses i gjeneratës që vjet luajti në Botërorin në Egjipt. Suad Pajaziti ishte më i dalluari në Kombëtaren e Kosovës.

Ai ndeshjen e përfundoi me 9 gola nga 9 tentime. Gjashtë gola i realizoi Olsi Mulaj, kurse tri Amar Muqolli.Olt Kabashi i bëri dhjetë pritje. Në Evropianin I garuan gjashtë ekipe kombëtare.

Gjashtë të tjera ishin në Men’s 20 EHF Championship II /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.