Kombëtarja e Kosovës e ka nisur në mënyrën më të mirë edicionin e Ligës së Kombeve, për ta mposhtur Irlandën në Prishtinë.
“Dardanët” i kanë arkëtuar pikët e plota për të triumfuar me rezultat 1-0.
Kosova e nisi në mënyrë shumë agresive për të pasur disa raste shënimi, por që mbrojtja irlandeze ishte deri vonë e pathyeshme.
Dy herë mbrojtësit e larguan topin nga goditja e finishit për t’ia mohuar golat dyshes Vedat Muriqi dhe Veldin Hoxhës.
Megjithatë, Kosova vazhdoi me të njëjtin ritëm edhe në pjesën e dytë për ta dominuar plotësisht përballjen.
Vedat Muriqi ishte heroi për të zhbllokuar ndeshjen për të realizuar me kokë pas një topi të kthyer nga goditja e Ermal Krasniqit (83’).
Krasniqi pastaj kishte nj mundësi të mirë shënimi njësoi si Mërgim Vojvoda por ish-portieri i Liverpoolit me pritje fantastike ua mohoi golin.
Kësisoj, Kosova me plot meritë i arkëtoi pikët e plota në Prishtinë duke e nisur për mrekulli edicionin e Ligës së Kombeve./Telegrafi/