Kosova do të organizojë Kampionatin Mesdhetar të Karatesë, pasi është përfshirë në kalendarin e garave ndërkombëtare për vitin e ardhshëm.
Vendimi është marrë në Kongresin e Federatës Botërore të Karatesë (WKF), që po mbahet në Bielsko-Biaëa të Polonisë, në kuadër të Kampionatit Botëror për kadetë, juniorë dhe garuesit e kategorisë U21.
Federata e Karatesë e Kosovës (FKK) në këtë kongres po përfaqësohet nga sekretari i përgjithshëm, Nazmi Gashi.
"Një mundësi e rëndësishme për promovimin e Kosovës dhe zhvillimin e karatesë në arenën ndërkombëtare!", ka vlerësuar Federata e Karatesë e Kosovës në njoftimin e saj.
Burimi: zeri.info ↗

