KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Koordinatorja për të Drejtat e Njeriut në Kamenicë fton qytetarët të raportojnë diskriminimin përmes platformës online

Koordinatorja për të Drejtat e Njeriut në Kamenicë fton qytetarët të raportojnë diskriminimin përmes platformës online

Koordinatorja e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut në Komunën e Kamenicës, Nazmije Demolli Kastrati, ka njoftuar qytetarët për funksionalizimin e platformës www.raportodiskriminimin.org, e cila mundëson raportimin konfidencial të rasteve të diskriminimit, përfshirë edhe martesat e hershme.

Sipas njoftimi, platforma shërben si një mekanizëm i rëndësishëm që u mundëson qytetarëve të denoncojnë raste të diskriminimit në mënyrë të sigurt, duke ndihmuar institucionet kompetente të ndërmarrin veprimet e nevojshme.

Demolli Kastrati ka bërë të ditur gjithashtu se është marrë vendim nga Kryeministri për themelimin e Grupit të Punës për Parandalimin e Martesave të Hershme për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë.

Ky grup pritet të ketë rol kyç në koordinimin e aktiviteteve dhe politikave për parandalimin e martesave të hershme dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Koordinatorja u ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë platformën për raportimin e rasteve të diskriminimit, duke theksuar se rritja e ndërgjegjësimit dhe bashkëpunimi i qytetarëve janë thelbësore në luftimin e diskriminimit dhe parandalimin e martesave të hershme. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.