KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

​Kontrollohen tri lokacione në Prishtinë – konfiskohen armë, municion dhe drogë

​Kontrollohen tri lokacione në Prishtinë – konfiskohen armë, municion dhe drogë

Policia e Kosovës ka kontrolluar tri lokacione në Prishtinë, pas një informate të pranuar, ku janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri, municion i kalibrave të ndryshëm dhe një sasi e substancës së dyshuar narkotike.

Sipas raportit policor, dy nga tre të dyshuarit janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Rasti është inicuar si “Armëmbajtje pa leje dhe posedim i paautorizuar i narkotikëve dhe manipul i provave”.

“Prishtinë / 10.09.2026 – 13:00-17:00. Pas një informate të pranuar, janë kontrolluar tri lokacione të ndryshme prona të tre të dyshuarve meshkuj kosovarë, ku gjatë kontrolleve si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: një armë zjarri, një sasi municioni të kalibrave të ndryshëm si dhe një sasi substancë e dyshuar narkotike. Me vendim të prokurorit janë arrestuar dy të dyshuar dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.