KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Konsumi i energjisë në Kosovë u rrit 21.2 për qind në korrik krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar

Konsumi i energjisë në Kosovë u rrit 21.2 për qind në korrik krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Statistikat e Energjisë për muajin korrik 2026 me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

Rritet Prodhimi Bruto nga Hidrocentralet në korrik 2026, krahasuar me korrik 2025

Në muajin korrik 2026, prodhimi bruto i energjisë elektrike nga hidrocentralet ishte 14.12 GWh, ku krahasuar me korrik 2025, u rrit për 91,71 %.

Energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 451.37 GWh ose (-11,26 %) më pak krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 415.84 GWh ose 21,20 % më i madh krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 8,31 %.

Importi i energjisë elektrike në korrik të vitit 2026 ishte 319.99 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 289.45 GWh (këtu është e përfshirë edhe sasia e transmisionit).

Prodhimi i thëngjillit për muajin korrik 2026 ishte 476.649 mijë ton, që paraqet një rritje prej 25,28 %, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.