Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Stamboll u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të reshjeve të dendura dhe rrezikut nga përmbytjet në këtë qytet.
Përmes një njoftimi, konsullata ka këshilluar qytetarët që të shmangin zonat e përmbytura, nënkalimet dhe rrugët ku është grumbulluar uji, si dhe të kufizojnë lëvizjet e panevojshme gjatë reshjeve të dendura, raporton lajmi.net
Po ashtu, qytetarëve u është rekomanduar të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të informohen përmes burimeve zyrtare, me qëllim të ruajtjes së sigurisë së tyre.
Komunikatë e plotë:
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Stamboll u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të reshjeve të dendura dhe rrezikut nga përmbytjet në qytet.
Ju lutemi të shmangni zonat e përmbytura, nënkalimet dhe rrugët ku është grumbulluar uji, të kufizoni lëvizjet e panevojshme gjatë reshjeve të dendura dhe të ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale.
Për sigurinë tuaj, ju rekomandojmë të qëndroni të informuar përmes burimeve zyrtare dhe të tregoni kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në qytet.
Për raste emergjente, mund të kontaktoni në numrin: +90 531 105 63 91./Lajmi.net/
Burimi: lajmi.net ↗

