KORREKT / SOT15 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Konsullata e Kosovës në Iowa nderon veteranët amerikanë, shfaqet filmi “Misioni i Gazetarit”

Konsullata e Kosovës në Iowa nderon veteranët amerikanë, shfaqet filmi “Misioni i Gazetarit”

Konsullata e Republikës së Kosovës në Iowa ka marrë pjesë në një ngjarje të veçantë në Shtëpinë e Veteranëve të Iowas, në qytetin Marshalltown, ku është shfaqur filmi “Misioni i Gazetarit” (The Journalist’s Mission).

Ngjarja u organizua me ftesë të komandantit Todd Jacobus, ndërsa të pranishëm ishin edhe kryetarët e komunave amerikane Mike Ladehoff i Marshalltown-it, Paula Dierenfeld e Johnston-it dhe Tom Phillips i Norwalk-ut.

Përfaqësuesit e Konsullatës shprehën mirënjohjen e tyre ndaj veteranëve amerikanë për shërbimin, guximin dhe përkushtimin e treguar, duke vlerësuar kontributin e tyre në shërbim të vendit, shkruan Telegrafi.

Me këtë rast, Konsullata e Kosovës shprehu gjithashtu falënderimin për miqësinë dhe partneritetin e vazhdueshëm të shtetit të Iowas me Kosovën, marrëdhënie që ndër vite janë forcuar përmes lidhjeve ndërmjet qytetarëve, shkëmbimit të përvojave dhe bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Pjesëmarrja në këtë aktivitet u vlerësua si një mundësi për të thelluar raportet ndërmjet Kosovës dhe Iowas, si dhe për të shprehur respektin ndaj veteranëve amerikanë, të cilët kanë një vend të veçantë në historinë e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.