Konsulentët politikë nga India po shtrijnë ndikimin e tyre përtej kufijve, duke përfshirë edhe fushatën për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, në nëntor 2026.
Sipas një raportimi të Al Jazeera, këto kompani përdorin analiza të të dhënave, sondazhe dhe strategji të komunikimit digjital për të ndihmuar kandidatët dhe subjektet politike në fushatat zgjedhore.
Zgjerimi në SHBA vjen në prag të zgjedhjeve të mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do të përcaktojnë përbërjen e re të Kongresit amerikan.
Sektori i konsulencës zgjedhore në Indi është zhvilluar ndjeshëm vitet e fundit, duke përfshirë specialistë të teknologjisë, analistë të të dhënave dhe strategë të komunikimit politik./Klankosova.tv
Burimi: klankosova.tv ↗

