KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Konkursi i “vakive”: Reumatologjia, më shumë mjekë se pacientë? (VIDEO)

Konkursi i “vakive”: Reumatologjia, më shumë mjekë se pacientë? (VIDEO)

Më shumë mjekë se sa pacientë. Kjo vaki kosovare, po synohet të ndodhë në QKUK e cila si rrallë herë ka hapur konkurs për dy reumatologë në Klinikën e Reumatologjisë, edhe pse kjo ka 13 specialistë në punë dhe me vetëm 14 shtretër për pacientë.

Se ideja e kujt dhe cila është arsyeja për këtë rekrutim, Klan Kosova nuk ka pranuar asnjë përgjigje gjatë së martës, përkundër që këtë çështje e ka adresuar deri në nivel të ministrit të Shëndetësisë.

Madje, ministri Arben Vita gjatë javës së kaluar ka deklaruar për televizionin se nuk do të ketë konkurse në QKUK, në ato klinika ku ka mjaftueshëm, bile edhe më shumë mjekë.

Aktualisht për shkak të rinovimeve, Reaumatologjia po operon në këtë hapësirë të ngushtë në Oftalmologji me vetëm 14 shtretër, por edhe kur të kthehen në hapësirat e tyre, aty do të jenë vetëm 25 shtretër.

Televizioni ka kohë që raporton për mungesën e disa profileve tjera në disa klinika në QKUK dhe spitale të regjioneve. Aktualisht, ORL-ja ka vetëm 9 specialistë të punësuar, me lista të pritjes të gjata ndër vite dhe se për ta është hapur konkursi veç për pranimin e 4 otorinolaringologëve.

Njëjtë edhe në Emergjencë po kërkohen veç 4 specialistë, ndonëse nevojat janë më të mëdha.  Edhe Onkologjia ka mungesë mjekësh dhe ka nevojë për punësimin e 4 onkologëve të rinj, por për këta ende nuk ka asnjë thirrje për punësim.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.