KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Konjufca takon homologun norvegjez, diskutohet rruga e Kosovës drejt BE-së

Konjufca takon homologun norvegjez, diskutohet rruga e Kosovës drejt BE-së

Zhvillimet e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe perspektiva evropiane e Kosovës kanë qenë ndër temat e diskutimit në takimin ndërmjet kryediplomatëve të Kosovës dhe Norvegjisë, Glauk Konjufca dhe Espen Barth Eide.

Takimi u zhvillua në kuadër të Forumit të Sigurisë në Varshavë, ku të dy zyrtarët shkëmbyen pikëpamje edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Sipas njoftimit, gjatë bisedës u diskutua për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, si dhe për çështjet e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Gjatë bisedës u shkëmbyen pikëpamje për rrugën e Republikës së Kosovës drejt Bashkimit Evropian, sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.

Ky takim u zhvillua në kuadër të pjesëmarrjes në forumin e sigurisë në kryeqytetin polak.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.