KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Konjufca takohet me raportuesin e Parlamentit Evropian për Kosovën, diskutohet integrimi në BE

Konjufca takohet me raportuesin e Parlamentit Evropian për Kosovën, diskutohet integrimi në BE

Zëvendëskryeministri i Parë në detyrë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim eurodeputetin Riho Terras, raportuesin e përhershëm të Parlamentit Evropian për Kosovën.

Gjatë takimit, sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, është diskutuar për zhvillimet politike në vend, formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve parlamentare, si dhe për procesin e integrimit evropian dhe euroatlantik të Kosovës.

Konjufca ka vlerësuar rolin e Parlamentit Evropian në mbështetjen e aspiratave evropiane të Kosovës, ndërsa ka falënderuar eurodeputetin Terras për angazhimin e tij lidhur me zhvillimet në vend.

Në takim është theksuar rëndësia që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian të marrë vëmendjen e nevojshme dhe të hapë rrugë drejt avancimit të statusit të vendit kandidat dhe nisjes së negociatave për anëtarësim.

Ministria ka bërë të ditur se Kosova mbetet e përkushtuar për avancimin e agjendës evropiane, forcimin e bashkëpunimit me institucionet e BE-së dhe përmbushjen e kritereve të nevojshme për integrim të plotë në Bashkimin Evropian. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.