KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Konjufca nga Haga: Procesi ndaj drejtuesve të UÇK-së i ndikuar politikisht, aktakuza do të rrëzohet

Konjufca nga Haga: Procesi ndaj drejtuesve të UÇK-së i ndikuar politikisht, aktakuza do të rrëzohet

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, nga Haga ka deklaruar se procesi gjyqësor ndaj drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ka qenë shqetësues dhe sipas tij i shoqëruar me ndikime politike.

Ai ka theksuar se gjatë zhvillimit të procesit ka pasur shkelje të shumta të të drejtave të të akuzuarve, duke shtuar se disa elemente të çështjes nuk përfaqësojnë, sipas tij, “drejtësi të pastër”.

“Ky proces na ka shqetësuar shumë, sepse gjatë tij ka pasur shkelje të shumta të të drejtave të të akuzuarve, drejtuesve të UÇK-së. Ka pasur shumë elemente që dyshohen se nuk përfaqësojnë drejtësinë e pastër dhe janë të mbështjella politikisht”, është shprehur Konjufca.

Duke komentuar aktakuzën prej 73 faqesh, ai ka thënë se dokumenti, sipas vlerësimit të tij, fokusohet më shumë te karakteri i luftës së UÇK-së sesa te përgjegjësia individuale e të akuzuarve.

Konjufca ka theksuar se liria e Kosovës ka ardhur si rezultat i kombinimit të vullnetit të popullit dhe ndërhyrjes ndërkombëtare, duke e cilësuar këtë si faktor kyç në përfundimin e luftës.

Ai ka shprehur optimizëm lidhur me epilogun e procesit gjyqësor, duke deklaruar se beson që aktakuza do të rrëzohet dhe drejtuesit e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm.

“Jam shumë optimist që gjykata do të hedhë poshtë aktakuzën dhe drejtuesit e Ushtrisë sonë të lavdishme do të jenë së shpejti të lirë dhe pa asnjë barrë juridike”, ka deklaruar Konjufca.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.