KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës

Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Estonisë, Margus Tsahkna, në kuadër të Forumit të Sigurisë në Varshavë, ku në fokus të diskutimeve ishte perspektiva evropiane e Kosovës dhe siguria në Ballkanin Perëndimor.

Përmes një postimi, Konjufca bëri të ditur se me ministrin estonez është takuar për herë të parë në vitin 2024, duke vlerësuar se bisedimet me të janë gjithmonë të hapura dhe të drejtpërdrejta.

Ai theksoi se Estonia përbën një shembull të veçantë në shndërrimin e përvojës historike në vetëdije për lirinë dhe aftësi për ta mbrojtur atë, duke veçuar rolin e saj në qeverisjen digjitale dhe sigurinë kibernetike.

Në qendër të takimit, sipas Konjufcës, ishte perspektiva evropiane e Republikës së Kosovës, e cila lidhet ngushtë me sigurinë e rajonit.

Ai përmendi kërcënimet që, sipas tij, burojnë nga Serbia, veprimet hibride dhe ndikimi keqdashës rus, duke theksuar se ruajtja e paqes kërkon angazhim të vazhdueshëm.

“Në qendër të bisedës sonë ishte perspektiva evropiane e Republikës së Kosovës, e lidhur ngushtë me sigurinë e Ballkanit Perëndimor. Kërcënimet që burojnë nga Serbia, veprimet hibride dhe ndikimi keqdashës rus na kujtojnë se paqja nuk është një gjendje që mund të merret si e mirëqenë, por një përgjegjësi që kërkon angazhim të vazhdueshëm. Integrimi evropian i Kosovës është pjesë e forcimit të kësaj paqeje dhe të sigurisë së vetë Evropës”, ka shkruar ai.

Ai falënderoi ministrin Tsahkna për miqësinë dhe mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë ndaj Kosovës, si dhe për vullnetin e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.