KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Konjufca në Nigeri, kërkon forcim të raporteve mes dy vendeve

Konjufca në Nigeri, kërkon forcim të raporteve mes dy vendeve

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka njoftuar se ka zhvilluar një vizitë pune në Republikën Federale të Nigerisë, ku është pritur nga Sekretari i Qeverisë Federale, senatori George Akume.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Konjufca bëri të ditur se gjatë vizitës pati nderin të takohej me senatorin Akume, duke theksuar rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

“Isha i kënaqur që realizova një vizitë pune në Republikën Federale të Nigerisë, ku pata nderin të takohem me Shkëlqesinë e Tij, senatorin George Akume, Sekretar i Qeverisë Federale”, ka shkruar Konjufca në X.

Ai theksoi se Kosova pret me padurim ndërtimin e një angazhimi konstruktiv me Nigerinë dhe shqyrtimin e mundësive për forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

“Kosova pret të ndërtojë një angazhim konstruktiv me Nigerinë dhe të eksplorojë mundësi për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona”, ka theksuar ai.

Në përfundim të postimit, Konjufca falënderoi senatorin Akume dhe kabinetin e tij për mikpritjen e ngrohtë që iu rezervua gjatë vizitës në Nigeri.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.