KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Konjufca e Mulhaxha-Kollçaku tërhiqen zyrtarisht nga gara për president

Konjufca e Mulhaxha-Kollçaku tërhiqen zyrtarisht nga gara për president

Dy kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje për postin e Presidentit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe Fatmire Mulhaxha Kollçaku, janë tërhequr zyrtarisht nga gara.

Tërheqja e tyre u bë e ditur gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, ku po zhvillohet diskutimi lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit të ri.

Seanca po mbahet pa pjesëmarrjen e partive opozitare, të cilat nuk kanë qenë të pranishme në sallë në momentin kur u diskutua për këtë çështje.

Ndërkohë, mbetet të shihet se si do të vijojë procesi i zgjedhjes së presidentit dhe nëse LVV do të propozojë emra të tjerë për këtë post, në një situatë të shoqëruar me mungesë konsensusi politik./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.