TË FUNDIT

    Gashi: Në “Shtëpinë e Verdhë” nuk ka pasur kurrë pjesëtarë të UÇK-së, raporti i Dick Martyt është raport politik

    March 29, 2023

    Osmani falënderon shtetet që na ndihmuan për çlirim: Mirënjohës për ekzistencën e vendit tim

    March 29, 2023

    Delegacioni danez viziton burgun e Gjilanit, qelitë e të cilit pritet t’i marrin me qira

    March 29, 2023
    Facebook Twitter Instagram
    Korrekt Press
    • Ballina
    • Lajme
    • Bota
    • Shqipëria
    • Sport
    • Shëndetësi
    • Showbiz
    • Opinione
    • Kuriozitete
    Facebook Twitter Instagram LinkedIn VKontakte
    Korrekt Press
    You are at:Home»Lajme»Konjufca: Asociacioni vjen si kundërpeshë e njohjes de-facto që Serbia ia bën Kosovës në planin evropian
    Lajme

    Konjufca: Asociacioni vjen si kundërpeshë e njohjes de-facto që Serbia ia bën Kosovës në planin evropian

    By A.JMarch 12, 2023
    Facebook Twitter WhatsApp Email Pinterest LinkedIn Tumblr
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email





    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka deklaruar se kryeministri Kurti e ka pranuar propozimin evropian për shkak që i njëjti përmban njohjen de – facto të Kosovës nga Serbia.

    Në një intervistë për “Arbresh.info”, Konjufca ka thënë se me këtë propozim, Serbia pranon që të mos përzihet në punët e Kosovës dhe të pranojë gjithçka që vjen prej saj.

    “Planin franko-gjerman kryeministri ka deklaruar që ne e pranojmë, arsyeja pse ka thënë kështu është për shkak që ne mendojmë se e përmban brenda njohjen de – facto nga Serbia, por që është njohje e ekzistencës territoriale, shtetërore, të pavarur të shtetit të Kosovës, ku Serbia pranon që të mos na përzihet në punët tona të brendshme, nuk ka pretendime territoriale ndaj Kosovës, në arenën ndërkombëtare nuk na pengon, as çnjohje e as pengesat për anëtarësim neper organizata ndërkombëtare të rëndësishme, pra edhe na pranon gjithçka që prodhojmë ne si dokumente, prej pasaportave e gjithçka shtetërore që ka logon e Kosovës”, deklaroi Konjufca për arbresh.info.

    Por sipas kryeparlamentarit, kjo “njohje de – facto” e Serbisë ndaj Kosovës është në kuadër të kompromisit që Kosova ta pranojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe

    “Pastaj kjo është si kundërpeshë për njëfarë lloj kompromisi për Serbinë, që është se Kosova duhet t’i kryejë obligimet e veta, e një prej obligimeve më problematike ne e dimë që është Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Për neve kjo është pikë problematike për arsye se ne gjithmonë e kemi interpretuar këtë si një rrezik që e ka Kosova prej krijimit të një autonomie të serbëve brenda Kosovës, e cila kontrollohet nga Beogradi dhe pastaj ata e shfrytëzojnë këtë për me e minu shtetësinë e Kosovës dhe me e defunksionalizu shtetin e Kosovës”, tha kryeparlamentari Konjufca.

    Tutje, ai ka kërkuar nga opozita që të jetë e kujdesshme në lidhje me këtë plan, sepse situata nuk është festive, por kritike.

    “Kosova vërtetë duhet të ketë kujdes për këtë plan, sepse ky nuk është si ato marrëveshjet e kaluara me pompozitet e me tupan me njëfarë gëzimi që u kry kjo punë, nuk është qashtu situata. Situata është shumë më kritike, kjo situatë nuk është për me festu, qysh festojshin kur e bëjshin fusnotën atëherë. Është gabim kjo qasje. Ne duhet të kemi maturi që ta kërkojmë maksimumin prej asaj që mund të nxirret”, tha ai.

    Konjufca i cilëson si pozitive kritikat e opozitës për planin evropian, i ndihmojnë Kosovës

    Për “Arbresh.info” ai i ka cilësuar si pozitive kritikat e opozitës lidhur me propozimin evropian, por theksoi se ato kritika duhet të jenë prezente deri kur të arrihet marrëveshja, e jo pas saj, në të kundërtën, mund të minohet shteti.

    “Opozita është mirë që po këmbëngul dhe po i ka këto pozicione më radikale, këto i ndihmojnë Kosovës, por është mirë që kur ta marrim vendimin ta marrim të gjithë së bashku dhe me pasë një konsensus dhe me pasë një homogjenitet të qëndrimeve se nëse pastaj përplasja thellohet pas vendimit, atëherë e dëmtojmë shtetin e Kosovës. Është mirë me kundërshtu deri në atë moment për me arrit një konsensus që të arrijmë në një pozicion më të mirë. Por jo pastaj me vazhdu me minu shtetin edhe masi ta arrijmë njëfarë lloj dakordimi për rrugën të cilën dojna me e zgjedh si popull ka me ia mbajte, kjo është me rëndësi”, theksoi ai.

    Kurse për hapat që u bënë të enjten në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën, ai tha se atij “nuk po ia qet goja me uru”, për shkak të urimeve të shpeshta ndër vite.

    “Ky ishte aq një proces i gjatë sa që nuk po ma qet goja me uru, domethënë edhe ndoshta për arsye se u uru shumë herë, mos u banalizu kjo punë fort, a din? Por në rregull, mirë është që qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza nga 1 janari i vitit 2024, nuk mendoj që e kemi meritu këtë izolim kaq të gjatë, është dashtë me ndodh shumë më herët, por ja që shumë prej proceseve marrin shumë kohë ndonjëherë edhe në mënyrë të padrejtë”, përfundoi ai./Arbresh.info/ Pleurat Salihu/





    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    LEXO GJITHASHTU

    Gashi: Në “Shtëpinë e Verdhë” nuk ka pasur kurrë pjesëtarë të UÇK-së, raporti i Dick Martyt është raport politik

    March 29, 2023

    Osmani falënderon shtetet që na ndihmuan për çlirim: Mirënjohës për ekzistencën e vendit tim

    March 29, 2023

    Delegacioni danez viziton burgun e Gjilanit, qelitë e të cilit pritet t’i marrin me qira

    March 29, 2023

    Comments are closed.

    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    • WhatsApp

    AKTUALE

    Lajme

    Gashi: Në “Shtëpinë e Verdhë” nuk ka pasur kurrë pjesëtarë të UÇK-së, raporti i Dick Martyt është raport politik

    By A.JMarch 29, 20230

    Avokati Tomë Gashi ka deklaruar se në Shtëpinë e Verdhë nuk ka pasur asnjëherë pjestarë…

    Osmani falënderon shtetet që na ndihmuan për çlirim: Mirënjohës për ekzistencën e vendit tim

    March 29, 2023

    Delegacioni danez viziton burgun e Gjilanit, qelitë e të cilit pritet t’i marrin me qira

    March 29, 2023

    Eurodeputeti Mandl: Marrëveshja e Ohrit s’ka ende njohje, bile as njohje de fakto

    March 29, 2023

    TË TJERA

    Xhuli përgatit pite për iftar për shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë

    March 29, 2023

    “Dalja e Kiarës ishte e planifikuar”, publikohet videoja ku Kristi nxjerr zbuluar strategjitë e produksionit

    March 29, 2023

    Netanyahu i kundërpërgjgjet Biden: Izraeli i merr vendimet vetë, nuk ndikohemi nga presionet

    March 29, 2023

    Olta “revoltohet” nga injorimi i Luizit: Është kafshë, është njeri i keq

    March 29, 2023
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Korrekt Press është portal i pavarur i lajmeve i krijuar me vet-iniciativë nga një grup udhëheqësish medial.

    Korrekt Press mbulon çdo ngjarje të rëndësishme për Kosovën, rajonin dhe më gjerë.
    Email: info@korrektpress.net

    Facebook Twitter Instagram YouTube TikTok
    LAJMET E FUNDIT

    Gashi: Në “Shtëpinë e Verdhë” nuk ka pasur kurrë pjesëtarë të UÇK-së, raporti i Dick Martyt është raport politik

    March 29, 2023

    Osmani falënderon shtetet që na ndihmuan për çlirim: Mirënjohës për ekzistencën e vendit tim

    March 29, 2023

    Delegacioni danez viziton burgun e Gjilanit, qelitë e të cilit pritet t’i marrin me qira

    March 29, 2023
    © 2023 Korrekt Press. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    • Ownership & Funding Info
    • Corrections Policy
    • Ethics Policy
    • Fact-Checking Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.