Edhe një tjetër kongresmen amerikan ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme të zhvilluara këto ditë në Shqipëri. Është kongresisti republik, Keith Self, ai i cili në reagimin e tij ka vlerësuar se këto protesta janë ‘’kulmi i mosbesimit të qytetarëve ndaj politikanëve të korruptuar’’.
Self, ka bërë thirrje ndaj udhëheqësve të Shqipërisë, që t’u kushtojnë vëmendje thirrjeve për ndryshime thelbësore, përcjell Gazeta Express.
‘’Protestat në Shqipëri janë kulmi i mosbesimit të qytetarëve ndaj politikanëve të korruptuar dhe i lodhjes nga shpërfillja e plotë e sundimit të ligjit. Udhëheqësit e Shqipërisë duhet t’u kushtojnë vëmendje thirrjeve për ndryshime thelbësore, të cilat do të krijojnë mundësi ekonomike dhe do të nxisin stabilitetin rajonal’’, ka shkruar ai.
Burimi: lajmi.net ↗

