KORREKT / SOT17 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Konfiskohen mbi 50 kilogramë lëndë narkotike në Gjilan, arrestohen dy të dyshuar

Konfiskohen mbi 50 kilogramë lëndë narkotike në Gjilan, arrestohen dy të dyshuar

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – Sektori Qendror, pas hetimeve disa mujore lidhur me rastin e koduar “MALI”, në koordinim me Prokurorinë Themelore Gjilan, më datë 16.10.2026 rreth orës 21:40, ka realizuar një operacion taktik ku janë arrestuar dy persona.

Hetimet lidhur me këtë rast janë zhvilluar nën dyshimin se persona të dyshuar janë të përfshirë në veprën penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope dhe analoge’, gjegjësisht janë duke bërë përgatitjet për transport jashtë vendi të lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit janë kontrolluar dy shtëpi dhe objekte përcjellëse. Gjatë kontrollit, në njërën prej veturave (në bagazh) është gjetur dhe konfiskuar substancë, dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë, me vlerë në tregun vendor rreth 80 mijë euro.

Në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë:

53 kilogramë substancë, dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë;

2 telefona mobil dhe

2 automjete me targa vendore.

Operacioni është mbështetur në terren nga dy ekipe të Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH) – Gjilan, si dhe nga Njësia e Forenzikës Rajonale Gjilan, e cila ka bërë fotografimin, evidentimin dhe tërheqjen e dëshmive nga vendi i ngjarjes.

Te dyshuarit: B.A., (viti i lindjes 1988, mashkull kosovar) dhe S.H., (viti i lindjes 1971, mashkull kosovar), pas intervistimit në prezencë të avokateve mbrojtës, me vendim të prokurorit të shtetit, ndalohen për 48 orë për procedura të mëtejshme ligjore. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.