KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Konfirmohet rasti i pestë i fruthit në Maqedoni, është infektuar një foshnje

Konfirmohet rasti i pestë i fruthit në Maqedoni, është infektuar një foshnje

Një tjetër rast me fruth është konfirmuar në Maqedoni, duke e çuar numrin e personave të infektuar në pesë, njoftoi sot ministri i Shëndetësisë Sasho Klekovski.

Bëhet fjalë për një foshnjë një vjeç e gjysmë, dhe deri më tani sëmundja është konfirmuar në gjithsej tre foshnje, një burrë 45-vjeçar dhe një shtetas të Kosovës.

Klekovski tha se ekziston një lidhje paraprake midis rastit të shtetasit të huaj dhe tre rasteve tek shtetasit e RMV-së, por se pritet analiza epidemiologjike e Institutit të Shëndetit Publik që kjo të konfirmohet zyrtarisht.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të kontrollojnë nëse kanë marrë dy doza të vaksinës kundër fruthit apo e kanë kaluar sëmundjen. Ai tha gjithashtu se nuk beson në masat e vaksinimit të detyruar, pasi beson se ato vetëm rrisin rezistencën e qytetarëve.

Klekovski paralajmëroi se fruthi është ndër sëmundjet më ngjitëse virale dhe se virusi mund të qëndrojë në ajër deri në dy orë.
“Prandaj, qytetarët që vërejnë simptoma të sëmundjes duhet të telefonojnë mjekun e tyre, në vend që të shkojnë direkt në një strukturë shëndetësore dhe t’i ekspozojnë pacientët e tjerë në rrezik”, tha Klekovski.

Ai u bëri thirrje prindërve që të mos i dërgojnë fëmijët e tyre në kopësht dhe shkollë nëse kanë simptoma të fruthit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.