KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

​Konakoviq alarmon Perëndimin pas nderimeve për Mladiqin në Serbi: Veproni para se të jetë vonë

​Konakoviq alarmon Perëndimin pas nderimeve për Mladiqin në Serbi: Veproni para se të jetë vonë

Ministri i Punëve të Jashtme i Bosnjë e Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, u ka bërë thirrje liderëve perëndimorë të reagojnë ndaj glorifikimit të kriminelit të luftës, Ratko Mladiq, në Serbi.

Apeli vjen pas nderimeve shtetërore dhe ushtarake që iu bënë në Beograd ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Srpska, i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Në një adresim të posaçëm, Konakoviq iu drejtua liderëve të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Ai u bëri thirrje gjithashtu vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik dhe të gjithë atyre që mbrojnë të drejtën ndërkombëtare, paqen dhe vlerat evropiane.

“Veproni tani. Para se të jetë tepër vonë”, apeloi ai.

Konakoviq u ka dërguar letra zyrtarëve të lartë në Bruksel dhe Uashington, duke kërkuar përgjigje të qartë ndaj veprimeve të autoriteteve serbe.

Ai ka kërkuar që Bashkimi Evropian të shqyrtojë vendosjen e sanksioneve ndaj zyrtarëve dhe institucioneve që glorifikojnë kriminelët e luftës dhe mohojnë gjenocidin në Bosnjë e Hercegovinë.

Konakoviq ka paralajmëruar se glorifikimi i Mladiqit nuk është vetëm çështje e raportit me të kaluarën, por kërcënim për besimin, stabilitetin dhe perspektivën evropiane të gjithë rajonit.

Ai më herët paralajmëroi edhe tërheqjen e një pjese të personelit të Ambasadës së Bosnjë e Hercegovinës nga Beogradi, duke thënë se marrëdhëniet me Serbinë duhet të reduktohen në nivelin më të ulët të mundshëm

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.